Gjendet një trup i pajetë në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar në Fier. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:40, kur është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një trup ende i paidentifikuar. Mësohet se viktima është i seksit mashkull, rreth moshës 35 vjeç.
Burri ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”. Në trupin e pajetë nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbuluar kush është personi i pajetë dhe u bën thirrje personave të interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier, për të bërë të mundur identifikimin.
“Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.
Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.
Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.