Vendosni fjalën kyçe....

“Gjueti shtrigash ndaj meje, Clinton zhduku 33 mijë e-maile pasi u thirr nga Kongresi” – Trump


Presidenti amerikan e ka cilësuar si gjueti shtrigash përpjekjen e demokratëve për ta hetuar lidhur me telefonatën e kryer me presidentin e Ukrainës.

Në një postim në ‘Twitter’, kreu i Shtëpisë së Bardhë sjell si shembull fshirjen e 33 mijë e-maileve nga Hillary Clinton, në kohën kur ishte Sekretare Shteti dhe rivalja e tij në garën presidenciale 2016, ndërsa atë kërkojnë ta hetojnë për një telefonatë krejt normale.

“Pra, Hilari Klinton mund të fshijë dhe të shkrijë në acid 33,000 e-mail pas marrjes së një kërkese nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, ndërsa unë nuk mund të bëj një telefonatë plotësisht të përshtatshme me presidentin e Ukrainës? Gjueti shtrigash!” – shkruan Trump në “Twitter”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *