Vendosni fjalën kyçe....

Hapet në Europë hoteli i parë…pranon vetem kliente femra


Në Spanjë është hapur një hotel, ku mund të pranohesh si kliente vetëm nëse je grua. Hoteli u hap në ishullin turistik spanjoll të Majorkës.

Në përshkrimin e tij hoteli ‘mburret’ se është vetëm për gratë duke shpresuar se kështu ato do shkëpute nga stresi i jetës së përditshme që ofron kujdes të personalizuar të përshtatshëm për nevojat e tyre.

Gratë e moshës 14 vjeç e lart mund të prenotojnë një dhomë në hotel me rreth 93 dollarë në natë. Resorti përmban 39 dhoma, të pajisura më së miri për bërë qëndrimin në të sa më të këndshëm.

Megjthatë hotele vetëm për gratë ka në vende të tjera ndërsa hoteli ‘Som Dona’ është i pari i këtij lloji në Spanjë e Europë. Hotel Luthan & Spa në Arabinë Saudite dhe hotelet ‘Halal’, në Turqi e Marok ofrojnë shërbim vetëm për gratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *