Vendosni fjalën kyçe....

Holanda i mbyll derën Shqipërisë: Hapja e negociatave e parakohshme


Qeveria e Holandës, e drejtuar nga Mark Rutte, i ka mbyllur derën Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Rutte i ka dërguar një letër Parlamentit holandez ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme.

“Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar.

SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, – thuhet në letër.

Në letrën e qeverisë holandeze bëhet edhe një pasqyrim i qëndrimeve që mbajnë shtetet e tjera anëtare të BE-së, veçanërisht i Gjermanisë.

dërsa qëndrimi i Holandës do të diskutohet në samitin e liderëve të 17 dhe 18 tetorit që Holanda do të ketë një qëndrim fleksibël në këtë diskutim.

Kujtojmë se më herët edhe ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok,  tha se Shqipëria nuk është ende gati për negociatat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *