Vendosni fjalën kyçe....

I ndërhynë në vendim, gjykatësi tajlandez qëllon veten në gjykatë


Një gjykatësi tailandez ka qëlluar veten me armë në gjoks në gjykatë duke u përpjekur të vetëvritej pas ndërhyrje në një çështje që ai kryesonte.

“The Guardian” shkruan se Khanakorn Pianchana përdori një pistoletë për të qëlluar veten në një gjykatë provinciale në qytetin Yala, në Tajlandën jugore, pasi kishte liruar nga burgu për mungesë provash pesë burra të akuzuar për vrasje dhe armë zjarri.

Pianchana iu nënshtrua një operacioni pas incidentit. Bangkok Post shkruan se dëmtimet e tij nuk ishin të rrezikshme për jetën.

Para këtij incidenti, ky gjykatës kishte pretenduar se kolegët e tij i kanë bërë presion që ta ndryshojë vendimin dhe personat e akuzuar t’i shpallë fajtorë personat e akuzuar. Kjo do të nënkuptonte që gjykatësi t’i dënonte me vdekje tre të pandehur, dhe dy të tjerë t’i dënonte me burgim.

“Në këtë moment, gjykatësit e tjerë të Gjykatat e Instancës së parë në të vendin po trajtohen njësoj si unë. Nëse nuk mund ta mbaj betimin, më parë do të vdisja, sesa të jetoja pa nder”, thuhet në deklaratën që u shkrua nga gjykatësi.

Deklarata e Khanakorn ngjalli dyshime se gjyqtarët e moshuar në sistemin e drejtësisë në Tajlandë po abuzonin me postin e tyre duke vëndosur për aktgjykime fajtore për qëllime politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *