Kapiteni i Totenhemit, Hugo Lloris, raportohet se nuk do kthehet në fushë deri për Krishtlindje, pasi testet zbuluan se ai pësoi një dalje të bërrylit në humbjen e skuadrës së tij 3-0 ndaj Brighton të shtunën.
Lloris u lëndua kur teksa bëri një pritje të vështirë në krahun e tij të majtë.
Pamjet televizive zbuluan se krahu i kampionit të botës, ishte përkulur keq duke e dëmtuar jo pak atë.
Ai u nxorr nga fusha dhe u dërgua në spital duke u ndihmuar në oksigjen.
Pas analizave doli se kishte nxjerrë bërrylin, gjë që do e lejë jashtë fushave të lojës për të paktën 2 muaj.