Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtar i polifonisë e infermier, kush është 60-vjeçari që ra nga kati i 7 në Fier (FOTO)


60-vjeçari Siri Runaj që humbi jetën pasi ra nga kati i 7 i ballkonit mëngjesin e sotëm, njihej si këngëtar i polifonisë pasi merrte pjesë në festivale të ndryshme.

Madje, në profilin e tij në “Facebook” shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë.

Runaj ishte një emër i njohur në Fier, edhe përtej pasionit të tij për polifoninë pasi ushtronte profesionin e infermierit dhe ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

 Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15 të mëngjesit në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku Runaj ra nga kati i 7 i pallatit ku jetonte me të shoqen. Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe pak ditë më parë në të njëjtin qytet, ku një grua me profesion mësuese ra aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit, duke gjetur vdekjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *