Ka përfunduar në barazim 1-1 pjesa e parë e sfidës mes Partizanit dhe Teutës në Tiranë.
Goli i parë u shënua nga miqtë, por djemtë e detit nuk qenë në gjendje që ta ruanin për shumë kohë avantazhin pasi Trashi barazoi një minutë para fundit të pjesës së parë.
Duhet thënë se Partizani ka një lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të Romeros në minutën e 35-të. P
ër t’u luajtur ka mbetur edhe një pjesë ndërsa duhet thënë se Partizani do luajë edhe një ndeshje tjetër pa tifozeri pas dënimit të marrë lidhur me trazirat në derbin ndaj Tiranës.