Senatori Bernie Sanders pësoi një sulm në zemër këtë javë, por pavarësisht kësaj ai thotë se ndihet mirë dhe se do mbetet në garën për president të vitit 2020.
“Përshëndetje të gjithëve! Jemi në Las Vegas. Ndihem shumë më mirë. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe urimet e ngrohta që më keni dërguar. Shihemi së shpejti në fushatë.”, shkruan Sanders në Twitter.
Hello everybody! We’re in Las Vegas. I’m feeling so much better.
Thank you for all of the love and warm wishes that you sent me.
See you soon on the campaign trail. pic.twitter.com/nk3wWIAuE7
— Bernie Sanders (@BernieSanders) October 5, 2019
Mjekët deklaruan se senatori 78 vjeçar, kishte pësuar “infarkt të miokardit”. Papritmas ai anuloi të gjitha eventet në kuadër të fushatës së tij të martën dhe iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar një arterie të bllokuar. Por pasi u largua nga Qendra Mjekësore, Sanders tha që ai ndjehej “shkëlqyeshëm”.
Sanders ka qenë ndër pretendentët kryesorë për t’u emëruar kandidat për president nga demokratët. Sanders është kandidati më i vjetër në garë, duke u ndjekur nga Joe Biden, 76 vjeç.