Në një vizitë zyrtare në Athinë gjatë fundjavës, gjatë së cilës ai nënshkroi një marrëveshje mbrojtjeje me Greqinë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbështeti qëndrimin e Greqisë për sa u përket tensioneve në rritje me Turqinë në Mesdheun Lindor, duke përshkruar shpimin e Ankarasë për hidrokarbure në rajon si ” të papranueshëm.”
“Ne ua kemi thënë turqve se shpimi i paligjshëm është i papranueshëm dhe ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime diplomatike për t’u siguruar që, si gjithmonë, të sigurojmë që të zhvillohet një veprimtari e ligjshme,” tha Pompeo gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
“Ne duam të sigurohemi që rregullat të rregullojnë eksplorimin ndërkombëtar për burimet energjetike në Detin Mesdhe dhe që asnjë vend nuk mund ta mbajë peng Evropën,” shtoi ai.
Më herët të shtunën, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i kishte kërkuar gjithashtu Pompeos ndihmë në marrëdhëniet me Turqinë, duke përmendur se lëvizjet e saj të fundit në rajon ishin “një shkelje flagrante e të drejtave sovrane të Qipros”.