Vendosni fjalën kyçe....

Shkuan të xhirojnë jetën e egër po për pak u bënë ushqim për arushën polare (Video)


Një grup eksploratorësh rusë u dukën se ishin një vakt premtues për një arushë polare, që u vërsul t’i kapte.

Ekuipazhi zbriti në një bregdet të shkretë në Arktik për të kapur pamjet e jetës së egër polare, por papritur një arushë polarë i ndoqi duke i rrezikuar.

Leonid Kruglov, një fotograf që punon National Geographic dhe mediat ruse, filmoi grabitqarin që i afrohej ngadalë ekuipazhit, që kishte gjetur strehë në krahët e një avioni të vjetër sovjetik të paprekur.

Në një moment, arusha polare u afrua pranë ekuipazhit por nuk e çoi deri në fund sulmin.

Megjithatë frika e tyre ishte e madhe derisa u siguruan se nuk kishte më rrezik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *