Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka më marrëveshje PS-PD, koha që politika të ndahet nga krimi” – Basha


Kryetari i opozitës së bashkuar, Basha, ka theksuar se reforma zgjedhore nuk mund të bëhet me hile e lojëra.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren në emisionin ‘Kjo Javë’, kryedemokrati tha se reforma zgjedhore duhet për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme si dhe për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë bërë jofunksionale me qëllim nga ana e kryeministrit Rama i cili ka kapur të gjitha pushtetet në vend, gjë të cilën opozita e ka denoncuar me forcë.

Ai tha se të gjithë personat që kanë futur duart në zgjedhje duhet të dalin para drejtësisë pasi nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, pa u ndëshkuar përgjegjësit.

Ndër të tjera kryedemokrati tha gjithashtu se është koha që politika të ndahet njëherë e mirë nga krimi, lidhjet e të cilit me administratën kanë kulmuar nën qeverisjen e Ramës.

Basha tha se vendi nuk ka dy opozita, por vetëm një dhe është ajo e PD-së dhe aleatëve të saj.

Basha theksoi gjithashtu se nuk do të ketë më një marrëveshje PD-PS dhe se vendi nuk ka nevojë për takim sa për sy e faqe mes Ramës, që ka zhytur vendin në krizë dhe opozitës që kërkon daljen prej saj.

“Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë. Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza, dhe rrugëdalja nga kriza nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme” tha Basha, ndërsa hodhi poshtë zërat për një marrëveshje PS-PD. Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor.” – tha Basha.

“Nuk është e vërtetë, une kam shprehur qartë qëndrimet e mia për këtë. Unë besoj se sistemi se si shqiptarët zgjedhin pushtetin qëndror dhe pushtetin vendor ka vend për përmirësime të dukshme. Personalisht besoj se në këtë fazë të demokracisë shqiptare kemi nevojë për një dhomë të dytë, për nje senat, një reduktim te numrit te deputetëve në dhomën deputetëve dhe një një senat, i cili të luajë rolin e nje hapi tjetër kontrolli dhe balance pushteti. Për të kufizuar pushtetin e ekzekutivit, për të kufizuar cirkun e shëmtuar që shpesh shohim në Parlament, ku legjislacioni kalon brenda natës për të favorizuar faktorë ekonomikë, oligarkë apo edhe banda kriminale me aministi. Unë besoj se qytetarët kanë te drejtë të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre.” – shtoi kreu i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *