Vendosni fjalën kyçe....

Persona të armatosur e me maska mësyjnë studiot e disa televizioneve në Irak


Persona të armatosur dhe të maskuar kanë rrëmbyer zyrat e shumë stacioneve televizive në Bagdad, teksa i të vdekurve në ditët e trazirave civile vazhdon të rritet.

Kanali ‘Al-Arabiya’ me pronësi saudite tha se persona të armatosur mbërritën në zyrat e saj të shtunën në mbrëmje, duke shkatërruar ndërtesën dhe rrahën punonjësit që ikën. Zyrat e ‘Dijla’, ‘NRT’, ‘Arabiya Hadath’, ‘Fallouja’, ‘Alghad Alaraby’, ‘Al-Sharqiya’ dhe ‘Sky Nwës Arabia’ gjithashtu ishin nën shënjestër.

Ndër rrjetet në shënjestër ishin mediat kurde, jordaneze, ndërkombëtare dhe ato në pronësi lokale.

Sulmi masiv ndaj mediave vjen në ditën e pestë të protestave mbarëkombëtare antiteveritare, të cilat filluan javën e kaluar si përgjigje ndaj papunësisë së lartë dhe korrupsionit të pretenduar të qeverisë.

Protestuesit kanë bërë thirrje për rënien e qeverisë një vjeçare të Kryeministrit Adel Abdul Mahdi dhe kanë shënjestruar ndërtesat shtetërore.

Identiteti i sulmuesve është i panjohur, megjithëse ‘NRT’ pretendoi se ata i përkisnin “forcave të sigurisë”. Nga ana tjetër, ‘Al-Arabiya’ pretendoi se sulmuesit “aktivisht” parandaluan policinë federale të ndihmonte “stafin e saj.

Përplasje me armë gjithashtu kanë shpërthyer mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë, dhe numri i të vdekurve në të gjithë vendin deri tani është afro 100, që nga fundi i mbrëmjes së së shtunës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *