Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Laknas, protestueses i bie të fikët, vajza: Ambulanca vonoi, ia dhashë vetë ndihmën e parë


Banorët e Laknasit sot janë ngritur në protestë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e një thertoreje në këtë zonë.

Situata në Laknas paraqitet e tensionuar, ku ka patur përplasje mes banorëve dhe policisë bashkiake.

Në mes të përplasjeve fizike, një gruaje i ka rënë të fikët. Vajza e saj thotë se e ëma vuan nga zemra dhe pavarësisht se kanë kërkuar ndihmë, ambulanca ka mbërritur me vonesë. Ajo  tregoi se ishte detyruar të ndërhynte vetë për t’i shpëtuar jetën së ëmës.

“Nëna ime është e shtrirë….Nëse nënën e time e gjen gjë, duhet të përballen me mua. Nëna ime është me zemër. Ja dhashë unë ndihmën e parë se jam për infermieri. Dhe ambulanca nuk i dha fare ndihmë, por iku. Policia rri këtu dhe qesh. Bënte presion dhe donte të vinte gardhin aty”, –tha vajza.

Sipas banorëve të Laknasit në Kamëz, lejen për të ndërtuar thertoren e ka dhënë kryebashkiaku Xhelal Mziu, megjithëse ajo është një zonë pyjore. Banorët akuzojnë kompaninë private që do ndërtojë thertoren, se kërkon të shpyllëzojë vendin dhe i kërkojnë policisë të largohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *