Vendosni fjalën kyçe....

Tmerr në familjen durrsake – Djali mbyll babanë në dhomë për ta vrarë, motra njofton policinë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Durrës, ku djali ka tentuar të vrasë babanë dhe motra e tij ka bërë përpjekjet për ta ndaluar.

Një vajzë telefonoi policinë për të kërkuar ndihmë, pasi sipas saj vëllai kishte mbyllur babanë e verbër në dhomë dhe kërcënonte me thikë se do ta vriste.

Edhe pas mbërritjes së uniformave blu në banesë, djali me inicialet S.Z nuk pranonte që të lironte të atin, dhe e ka qëlluar me levë në sy të efektivëve e më pas ka tentuar përsëri me thikë që ta vrasë.

 66 vjeçari me inicialet S.Z, është dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Detajet e policisë

Telefonata në “112” dhe reagimi në kohë i policisë parandalon një ngjarje të rëndë në familje ku djali kërcënonte me thikë se do vriste të atin.

Ndërhyrja profesionale e Forcave të Policisë bëjnë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit.

Në Sallën Operative të DVP Durrës, ka ardhur një telefonatë nga një shtetase se vëllai i saj në Rrashbull kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë të atin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë.

Policia ka negociuar më shtetasin S.Z që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.

Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për ” Dhunë në familje”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *