Trafikantët e drogës shpëtuan tre roje bregdetare spanjollë, të cilët përfunduan në det gjatë një ndjekje në mes të detit. Megjithatë gjesti fisnik nuk i shpëtoi kontrabandistët që u arrestuan në fund.
Anëtarët e Gardës Civile të Spanjës ishin vënë në ndjekje të një skafi për të cilin kishin informacione se po transportonte drogë nga brigjet e Afrikës.
Ndjekja e motoskafit u bë më e rrezikshme kur të dy anijet u përplasën në det, duke bërë që tre oficerët të binin në det.
Kamerat e montuara në një helikopter policie kapën momentin dramatik kur varka e rojeve doli nga kursi dhe filloi të rrotullohej rrezikshëm jashtë kontrollit.
Ndërsa jeta e policëve ishte në rrezik, ekuipazhi i helikopterit u kërkoi kontrabandistëve të drogës të ndihmonin dhe ata papritur pranuan.
Në fund të operacionit, trafikantët u arrestuan dhe do dalin para drejtësisë.