Vendosni fjalën kyçe....

Edy Reja publikon listën kundër Turqisë dhe Moldavisë, Mavraj mbetet jashtë


Edy Reja, ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy takimet e radhës, kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Trajneri i kombëtares nuk ka zgjedhur as Mërgim Mavrajn dhe as Armando Sadikun, pavarësisht se ky i fundit po kalon një moment të mirë te Malaga.

Për herë të parë, ka siguruar një ftesë Liridon Selahi, ndërsa një ftesë ka siguruar dhe Lorenc Trashi.

Lojtarë të gatshëm kanë përfunduar Xhaka, Uzuni dhe Kaçe. Si kurrë më parë, Reja ka grumbulluar plot 4 portierë.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshjet e rradhës gjatë muajt tetor, më 11 dhe 14, respektivisht kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Turqia është sfida më e rëndësishme për fatin e Shqipërisë në Euro 2020, e cila nuk duhet humbur pasi rrezikon kualifikimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *