Vendosni fjalën kyçe....

Gjashtë elefantë mbyten duke u përpjekur të shpëtojnë njëri-tjetrin


Autoritetet besojnë se tufa u mbyt pasi u përpoqën të ndihmojnë një elefant të vogël

Gjashtë elefantë janë mbytur në Tajlandë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin njëri-tjetrin nga një ujëvarë, sipas autoriteteve tajlandeze.

Zyrtarët thonë që incidenti ndodhi pasi një elefant i vogël u rrëzua mbi ujëvarën në Parkun Kombëtar Khao Yai, të Tajlandës qendrore. Elefantët e tjerë njëri pas tjetrit kanë shkuar për të shpëtuar të voglin e tyre dhe të tjerët.

Departamenti i Parqeve Kombëtare, Kafshëve të egra dhe Ruajtjes së Bimëve në Tajlandë tha që zyrtarët u thirrën në skenë të shtunën në 03:00 , pasi një grup elefantësh po bllokonin një rrugë pranë ujëvarës.

Tri orë më vonë, trupi i një elefanti tre vjeçar të ngordhur u gjet në afërsi të bazës së ujëvarës, dhe pesë të tjerë u zbuluan afër tij.

Një nga dy elefantët e mbijetuar, duke u përpjekur të ringjallë shokun e tij

Dy elefantë të tjerë u gjetën gjithashtu duke luftuar në një skaj shkëmbor afër, dhe u shpëtuan nga autoritetet tajlandeze.

Khanchit Srinoppaëan, shefi i parkut kombëtar, i tha BBC-së se dy elefantët e mbetur po monitorohen. Mirëpo sipas Edwin Wiek, themeluesi i Fondacionit të Kafshëve të Egra në Tajlandë, dy elefantët e shpëtuar mund të kenë vështirësi të mbijetojnë, pasi elefantët mbështeten në kopetë e tyre të mëdha për mbrojtje dhe gjetje të ushqimit. Incidenti mund të ketë dhe pasoja emocionale tek ta sepse elefantët njihen se shfaqin shenja pikëllimi.

Kjo ujëvarë në fakt ka një histori prekëse me një incident të ngjashëm, ku një tufë prej tetë elefantësh ngordhën pasi ranë në ujëvarë në vitin 1992, një rast që tërhoqi vëmendjen kombëtare.

Dy elefantët e mbijetuar u transportuan nga autoritetet me ndihmën e litarëve


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *