Policia ka vënë në pranga dy persona në Lezhë, pasi dyshohen për vjedhjen e 6 milionë lekëve të vjetra nga një qytetar.
Sipas policisë, qytetari ishte duke luajtur me fëmijët në park, por në çantën që kishte marrë me vete kishte brenda 60.000 lekë të reja.
Dy personat me inicialet E.C. dhe P.D. akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar nga çasti kur babai i dy fëmijëve ishte hutuar pas të vegjëlve të tij në park, duke i marrë paratë që kishte lënë në çantë.
“Policia vë në pranga dy shtetas si autorë të vjedhjes monetare prej 60.000 lekë ( të reja) një shtetasi
Të arrestuarit me preçedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjes. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Lezhë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale ” Vjedhja’ kryer në bashkëpunim”
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.
Në cilësinë e proves materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.