Juventus i ka shkaktuar humbjen e parë në sezon Interit në San Siro me rezultatin 1-2.
Me një gol në minutën e 4’ “zonja e vjetër” tregoi se donte fitoren në derbi. Por ky rezultat nuk zgjati pasi me një penallti në minutën e 18’ Martinez barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë do të duhej të vinte minuta e 80 për të vendosur verdiktin e sfidës, i cili do vinte nga këmbët e Higuain.
Me tre pikë Juventus i merr edhe kryesimin Interit me një pikë më shumë.