Vendosni fjalën kyçe....

Kadri Veseli pranon humbjen, PDK do jetë opozitë


Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pranon humbjen, pas numërimit të më shumë se 80% të votave.

Sipas tij, partia që ai drejton ka punuar shumë por pa mundur të fitojë në zgjedhjet e sotme.

‘PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombin dhe shtetin. I jam mirënjohës mijëra njerëzve që i takuam këto ditë”, tha ai konferencë për media.

Kadri Veseli shënon humbjen e tretë radhazi në zgjedhje, duke mos arritur ta nxjerr PDK’në të parën në Parlament për dy mandate, ndërsa, ka humbur edhe shumicën e komunave.

PDK ka dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, ndërsa lufta për forcë të parë po bëhet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *