Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën rrugën Lezhë – Shëngjin. Një automjet ka përplasur një 29-vjeçar nga Tropoja, i cili ishte këmbësor.
Fatkeqësisht i riu i identifikuar si Fatmir Pervataj nuk arriti të mbijetonte. Ai ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Lezhës.
“Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.