Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon afati zyrtar i votimit në Kosovë


Ka përfunduar në orën 19:00  koha e rregullt për procesin e votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot në Kosovë.

Votimi ka nisur në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me përjashtim të disa parregullsive të vogla.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike, prej tyre, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, pas ftesës nga Gjykata Speciale për intervistim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *