Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset një njeri në prapaskenë, ndërpritet koncerti i BBC 1Xtra (FOTO)


Koncerti live i “BBC Radio 1Xtra” në Birmingham është braktisur pasi një burrë u lëndua gjatë një incidenti në prapaskenë.

Koncerti  në Arena Birmingham do të përfshinte shfaqje nga artistë si: Aitch, French Montana, Ms Banks dhe Wizkid.

Policia tha se personi i plagosur u ndihmua në vend dhe nuk shkoi në spital. “BBC” lajmëroi se i vinte keq për ndërprerjen e këtij eventi, por theksoi se siguria ishte përparësi.

Në një deklaratë, korporata shtoi: “Ne jemi të mërzitur dhe të pikëlluar që diçka e tillë duhet të ndodhte me një mysafir në një nga eventet tona dhe ne mbetemi në kontakt të ngushtë dhe vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë.”

Mirëpo zëdhënësi i BBC-së nuk pranoi të jepte identitetin e personit të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *