Vendosni fjalën kyçe....

Policia rrethon Ambasadën Italiane në Tiranë dhe i bie pa pushim sirenave, pse ky gjest (VIDEO)


Një situatë e pazakontë është krijuar sot para Ambasadës italiane në Tiranë.

Të gjithë janë habitur me skenën e krijuar sot para ambasadës italiane, ku shumë policë me sirena ndezur kanë rrethuar selinë diplomatike. Mësohet se Policia e Shtetit ka vendosur të solidarizohet me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë.

Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.

Ambasadori italian Alberto Cutillo ka reaguar dhe ka falënderuar të gjithë efektivët dhe drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu për gjestin e tyre.

Policët e vrarë, Pierluigi Rotta (majtas) dhe Matteo De Meneg (djathtas)

Dy ditë më parë dy efektivë dhanë jetën pas një grabitjeje. Një nga dy vëllezërit e arrestuar për vjedhje, kërkoi leje për të shkuar në tualet, por i mori armën policit duke lënë të vdekur në vend dy efektivët, Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego. 

Të dy grabitësit, vrasësi dhe vëllai i tij u larguan, por që prej asaj kohe janë kapur. Ata janë me kombësi Dominikane dhe quhen Alejandro Augusto Stephan Meran, 29 vjeç dhe Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *