Vendosni fjalën kyçe....

Punimet zbulojnë tempullin 2.200 vjeçar në Egjipt, ndërpritet projekti për kanalizimet


Punëtorët e kanalizimeve që po gërmonin pranë bregut perëndimor të lumit Nil në Egjipt, bënë një zbulim të papritur këtë javë. Ata gjetën mbetjet e një tempulli 2,200-vjeçar.

Deri më tani, janë zbuluar cepi i tempullit dhe dy pjesë të murit. Projekti i kanalizimeve u la në pritje për të lejuar arkeologët që të përpiqen të ruajnë atë që ka mbetur nga tempulli.

Zbulimi është bërë më 29 shtator në fshatin Kom Shakau, sipas një postimi në ‘Facebook’ të Ministrisë së Antikiteteve të Egjiptit.

Tempulli besohet se i përkiste faraonit Ptolemeu IV, faraoni i katërt i Egjiptit Ptolemaik nga viti 221 deri në 204 para Krishtit, shkruan Abc News.

Arkeologët gjetën mbishkrime që shkruajnë “Ptolemeu IV” përgjatë mureve të tempullit dhe figura të kafshëve dhe zogjve, sipas ministrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *