Është rënduar bilanci i viktimave në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik.
Ka shkuar në 2 numri i viktimave dhe kanë mbetur dy persona të plagosur.
Policia sqaron se në aksident u përfshinë dy makina dhe një karocë.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Kamuna, Cërrik, është përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas, Cerrik.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si dhe shtetasi A. M., ( drejtuesi i karocës).
Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut.