Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet incidenti i parë i zgjedhjeve, përplasen komisionerët në veri të Kosovës


Sot në Kosovë po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Por që pas hapjes së qendrave të votimit, është shënuar incidenti i parë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç, procesi i votimit ka filluar me vonesë, pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes tyre për mënyrën e votimit.

Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka folur në një prononcim për “T7” live nga Mitrovica e Veriut për incidentin për të cilin u raportua në këtë pjesë të Kosovës.

 “Qysh keni mujt me pa serbët e Mitrovicës kanë dal masivisht me votu, po dalim për një jetë më të mirë për ta ngritë zërin”, tha ai fillimisht dhe më pas shtoi se të gjithë ata që kanë emrat në listë duhet të votojnë, derisa, shton se nuk e kupton pse nuk mund të votohet me letërnjoftim serb.

“Secili duhet me kuptu që emri i secilit që është në lsitë duhet me votu, nuk e kuptoj pse nuk guxojë me votu me letërnjoftimin serb, kur emri i atij personi figuron në listë”, ka thënë Rakiç.

Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejt vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues. Qendra më e madhe votimit në Pejë është hapur me kohë.

Sipas menaxherit të qendrës, Arben Gjikolli, 93 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *