Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me të dashurën, pse u hodh nga kati i 6-të portieri i Partizanit


Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në kryeqytet, ku portieri i Partizanit Aldo Teqja u hodh nga kati i gjashtë i një pallati.

Futbollisti 24-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, për shkak të dëmtimeve në mushkëri. Teqja dyshohet se është vetëhedhur pas një konflikti që kishte patur me partneren.

Gazeta Panorama shkruan se pas ndeshjes Partizani- Teuta (1-1) portieri se ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren.

Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina.

Mirëpo portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit. Ndërkohë, partnerja ka parkuar automjetin. Në momentin kur portieri është hedhur, partnerja dhe banorët kanë parë skenën. “Rreth orës 19:40 në rrugën ‘Medar Shtylla’, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftonte dje policia.

Teqja ka shpëtuar për shkak se katet e fundit të pallatit kanë patur disa tenda, gjë që i ka zbutur rënien futbollistit. Mjekët raportuan se rreziku për jetën ka kaluar, pasi nuk ka dëmtime në organet jetësore, mirëpo Teqja ka pësuar dëmtime të rënda në mushkëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *