9 persona janë qëlluar me armë, 4 prej të cilëve kanë humbur jetën, pas disa të shtënave me armë që janë regjistruar në një lokal në qendër të qytetit të Kansasit.
Mediat amerikane shkruajnë se i dyshuari, një burrë hispanik, hyri në bar dhe nisi të qëllonte me armë.
Nga të shtënat humbën jetën 4 persona brenda lokalit. Ndërsa 5 të tjerë janë dërguar në spitalet e zonës dhe autoritetet besojnë se janë në gjendje të qëndrueshme.
Detektivët aktualisht janë duke punuar në vendngjarje dhe po mbledhin prova nga kamerat e sigurisë.
Nuk ka asnjë informacion për asnjë nga viktimat për momentin dhe i dyshuari është ende i lirë.