Vendosni fjalën kyçe....

Televizioni kroat raporton lajmet me flamurin serb (Video)


Në Kosovë zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga kreu i ekzekutivit.  

Procesi zgjedhor në Kosovë raportohet nga media të ndryshme, më së shumti të rajonit.

Por në raportimet një media Kroate ka shkaktuar komente në rrjete sociale pasi transmetonte procesin zgjedhor me flamurin serb në sfond.

 “Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet parlamentare, të pestat në 12 vitet e fundit”, tha spikerja e televizionit HRT me flamurin serb pas saj.

Ky gjest nuk ka kaluar pa u komentuar, aq sa mediat serbe, po ashtu, kanë transmetuar lajmin duke shtuar se: “Kroacia ka befasuar serbët por edhe mbarë botën me veprimin e bërë”.

Ndërsa rrjetet sociale po ‘ziejnë’ duke trasmetuar videon kudo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *