Vendosni fjalën kyçe....

U gjet i shtrirë afër një qendre votimi, ndërron jetë 68-vjeçari


Ka humbur jetën një person i cili është gjetur i shtrirë jashtë një qendre votimi në Pejë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë  qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Hada’, të Pejës.

68-vjeçari është gjetur i shtrirë pranë qendrës së votimit, por edhe pse është dërguar në spital nga ekipet emergjente nuk ka arritur që të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës për mediat në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *