Vllaznia dhuron surprizën e madhe në javën e shtatë të Superligës. Skuadra shkodrane vijoi serinë pozitive, duke mundur në transfertë 2-1 Kukësin.
Një tjetër goditje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro, që shënoi humbjen e dytë radhazi, duke zbritur ndjeshëm në tabelën e renditjes.
Hygor në minutën e 8-të i dha epërsinë Vllaznisë, teksa goli i brazilianit vendosi edhe pjesën e parë të sfidës.
Me rikthimin në fushë pas pushimit, Shkurtaj barazoi shifrat për Kukësin, duke ndezur shpresat për përmbysje.
Por në minutën e 79-të, Lika realizoi golin e dytë për Vllazninë, duke vulosur edhe triumfin e skuadrës shkodrane që me 12 pikë I bashkohet skuadrave kryesuese në tabelën e renditjes.
Në sfidën tjetër Laçi dhe Bylis u ndanë në barazim pa gola, duke siguruar nga 1 pikë.