Fushata presidenciale e Elizabeth Warren ka shkarkuar drejtorin e saj kombëtar organizues, pas “ankesave të shumta” për sjellje të papërshtatshme.
Zëdhënësja Kristen Orthman thotë se fushata mori ankesa për Rich McDaniel gjatë dy javëve të fundit dhe e mbajti jashtë këshillit, për të kryer një hetim. McDaniel u pushua nga puna pasi fushata përcaktoi se sjellja e raportuar ishte “në kundërshtim” me vlerat e fushatës, shkruan ABC News.
Në një deklaratë për Politico, McDaniel tha se “kurrë nuk do të përfshihesha me dashje në ndonjë sjellje në kundërshtim me fushatën ose vlerat e mia”. Megjithatë ai i uroi suksese ish-kolegëve të tij.
McDaniel ka punuar në fushatën presidenciale të Hillary Clinton në vitin 2016 dhe në fushatën e Doug Jones për senatin në Alabama në vitin 2017.