Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ nxjerr rezultatin për pjesëmarrësit, partitë kryesore shpallin fitoren


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në faqen zyrtare ka bërë me dije se në zgjedhjet parlamentare të sotme kanë dalë në votime 44.31 për qind e qytetarëve.

Ajo që vihet re është fakti se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, në këto zgjedhje, ka një numër më të madh të pjesëmarrësve se në vitet e  kaluara.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Pas përfundimit të procesit të votimeve partitë politike në bazë të llogaritjeve të tyre shprehën entuziazmin. Gara ka për të qenë e fortë mes PDK, LDK dhe LVV pasi ato shpallën fitoren për zgjedhjet.

Nga ana tjetër dy televizione kanë nxjerrë Exit Pollet e para, ku Klan Kosova nxjerr LVV dhe LDK fituese. Ndërsa si parti të tretë PDK-në.

Exit Poll i Klan Kosova

Ndërsa televizioni RTK nxjerr fitues LVV dhe më pas vijnë LDK dhe PDK.

Exit Poll i RTK


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *