Vendosni fjalën kyçe....

Aldo Teqja drejt përmirësimit të plotë, familjarët shuajnë aludimet: Ishte aksident


Për ngjarjen që ndodhi tre ditë më parë në Tiranë ku u rrëzua nga kati i 7 i pallatit portieri i Partizanit Aldo Teqja, familajrët kanë sqaruar duke thënë se ishte një aksident.

Nga kati i shtatë i këtij pallati, 24-vjeçarit iu kërkua nga nëna e tij të rregullojë tendën në ballkon dhe për fat të keq në atë moment ka ndodhur gjithçka. Tendat e kateve më poshtë, zona e lulishtes dhe mbi të gjitha fati i tij, bën që gjithçka të kalojë paq.

“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”, u shpreh për Top Channel Ramazan Teqja, babai i Aldos

Duket e pabesueshme, por kur sheh Aldon, tashmë në qëndrimin e tij në pavion së bashku me të fejuarën e tij, më shumë se çdo gjë beson se mrekullitë ndodhin.

“Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës”, tha ndër të tjera Aldo Teqja, portier i Partizanit.

Edhe mjekët japin sinjale pozitive për gjendjen shëndetësore të futbollistit të të klubit Partizani

Aldo Teqja është 24 vjeç, aktualisht portieri i dytë i Partizanit. Pas 3 viteve të kaluara te skuadra e Skëndërbeut, verën e fundit vendosi të kalojë në kryeqytet. Ai njihet si një portier me të ardhme, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa.

2 vitet e fundit në Korçë është aktivizuar në 35 ndeshje si titullar. Por ishte ky aksident dhe solidariteti i të gjithë komunitetit të futbollit që e bën Aldo Teqen të ketë forcë dhe mundësi për t’u rikuperuar sa më shpejt për në fushën e blertë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *