Vendosni fjalën kyçe....

Avokati përgënjeshtron lajmin për djegien e mjetit dhe publikon fotot


Avokati Loren Liço ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media sipas të cilit makinës së tij, një “VË Golf” i është vënë flaka bashkë me një mjet tjtër “VË Passat” në zonën e “Vasil Shantos”.

Në një reagim në Facebook, Liço shkruan se lajmi i publikuar në media është i pavërtetë duke sqaruar se mjetit të tij nuk i është vënë flaka, por i është vënë një mjeti tjetër ngjitur me të, kurse mjeti i tij nuk ka asnjë dëmtim dhe nuk ka qenë objekt i zjarrëvënies.

Ai ka publikuar edhe fotot e mjetit të tij, ndërsa sqaron se policia ka pamjet e zjarrvënies së mjetit tjetër.

Reagimi i avokatit

“I shqetësuar nga lajmet e shtrembëruara që shoh në mediat tona, i falenderoj të gjithë dashamirët për interesimin e tyre dhe njëkohësisht i kërkoj ndjesë për këtë shqetësim.

Automjeti që shihni në fotografi eshte automjeti që media pretendon se është djegur duke nxjerrë fotografi më flakë etj.

Fatkeqësisht, ky automjet ka qenë ngjitur me një mjet që i kanë vendosur flakën me benzinë, video të cilat i ka Policia e Shtetit.

Fatmirësisht siç e shihni, automjeti nuk ka pësuar asnjë dëm të dukshëm apo të padukshëm.

I ftoj mediat të përgënjeshtrojnë këtë lajm, dhe të vijnë të shohin automjetin vetë nga afër apo të më kontaktojnë. Respekte, Loren Liço”…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *