Humbja e Kadri Veselit në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, ka ardhur si një goditje e rëndë për Baton Haxhiun.
Në transmetimin e rezultateve paraprake live në ekranin e Klan Kosovës, gazetari Baton Haxhiu është parë i përlotur siç shihet edhe në foton e mëposhtme.
Pak kohë më parë, këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Baton Haxhiu kishte deklaruar se nëse nuk fiton Kadri Veseli, do e mbyllte televizionin e tij. Të paktën kështu kishte shkruar në ‘Facebook’ veprimtari i LDK-së, Haki Rugova në muajin shtator.
Pas pranimit të humbjes nga ana e Kadri Veselit, mbetet të shohim nëse Baton Haxhiu do të mbajë fjalën apo jo.
Kadri Veseli u dorëzua ende pa dalë KQZ-ja zyrtarisht me rezultat përfundimtar, e doli duke uruar fituesit e duke thënë se PDK-ja do të dalë në opozitë.
“PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombin dhe shtetin. I jam mirënjohës mijëra njerëzve që i takuam këto ditë”, tha ai në një konferencë për media.