Vendosni fjalën kyçe....

Çudia në Kosovë, Lista Srpska del e dyta për numrin e komunave të fituara


Duket e habitshme por po, sipas rezultateve të deritanishme, Lista Srpska ka dalë e dyta në fitoren nëpër komuna në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ këtë mëngjes, Lëvizja “Vetëvendosje” ka fituar shumicën e komunave në Kosovë, gjithsej 12. Ndërsa Lista Serbe renditet e dyta me 10 komuna.

LDK vjen e treta me 7 komuna. 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha në një konferencë për media në Beograd se: “Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj”.

“Lista Serbe ka arritur fitoren më bindësi. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet”, ka shtuar Vuçiç.

Ai ka shtuar se serbët e Kosovës kanë votuar në këtë mënyrë dhe, sipas tij, kanë dalë në votime në numër të madh “për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre, Serbisë dhe këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbeve Kosovës”.

Sipas Vuçiç, rezultati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës, është obligim i madh për shtetin e Serbisë që të kujdeset dhe të luftojë për popullin e tij në Kosovë.

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjisejt.Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota.Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 21,15%, apo me 162,342 vota. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *