Vendosni fjalën kyçe....

E mban mirë me të gjithë, urimi i Ramës për zgjedhjet në Kosovë


Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë mëngjes partitë politike në Kosovë, për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme. Duket se Rama është munduar ta mbajë mirë me të gjithë, duke mos uruar vetëm Albin Kurtin por të tre kandidatët që kanë marrë më shumë vota.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën.”, shkruan Rama.

Kryeministri shqiptar ka lënë pa përmendur Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, të cilët kanë dalë dobët në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%. Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Rezultatet paraprake nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *