Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan para vizitës në Serbi: Mos nxisni konflikte në Ballkan


Presidenti turk para nisjes së vizitës dy ditore në Serbi ka folur rreth dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për edicionin e sotëm të së përditshmes “Politika”, Erdogan ka thënë se arritja e një marrëveshjeje që i kënaq të dyja palët e interesuara është thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan.

 Kjo është arsyeja pse Turqia mbështet rifillimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

“Kjo është arsyeja pse ne mbështesim rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd (në procesin e normalizimit të marrëdhënieve), dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse afatgjatë që do të bazohet në konsensusin e dy palëve. Ne jemi gati të bëjmë gjithçka për të zgjidhur këtë problem. Çfarëdo marrëveshje që arrihet nga dy palët, do të jetë e pranueshme për ne”, ka thënë Erdogan.

Mes të tjerash Erdogan foli dhe për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë, ndërsa e konsideroi dhe homologun serv Aleksandar Vuçiç “mikun e tij”.

Megjithatë ai i la një porosi, duke thënë se politika në Serbi duhet të krijojë projekte politike të cilat kontribuojnë në të ardhmen më të mirë të Ballkanit dhe jo në nxitjen e konflikteve në Ballkan.

” Këshillat e mia për të gjithë janë që në vend që të nxisin konflikte në Ballkan, të mendojnë për sa i përket krijimit të projekteve politike që do të kontribuojnë në një të ardhme më të mirë për Ballkanin”, tha Erdogan, citon b92.

Ditën e sotme presidenti turk do të takohet me homologun serb. Ai do të jetë i pranishëm dhe në nisjen e punimeve të autostradës Nish-Sarajevë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *