Të gjithë udhëtarët që kanë për të udhëtuar nga aeroporti i Romës drejt Tiranës me fluturimin e datës 9 tetor në orën 22:00 do të vonohen me 3 orë.
Shkak për këtë sipas Autoritetit të Aviacionit Civil është greva e kompanisë italiane “Alitalia”.
“AAC” u bën thirrje udhëtarëve që të marrin informacion paraprakisht për statusin e fluturimit.
“Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, se për shkak të një greve të lajmëruar nga kompania “Alitalia”, do të afektohet fluturimi i datës 09/10/19, AZ 510 Romë – Tiranë, i orës 22:00. Fluturimi do të shtyhet me 3 orë, në orën 01:00 të ditës tjetër. Ndërsa të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit.”