Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari amerikan rrezikon jetën për të intervistuar tregtarin e drogës, ai plagoset, i intervistuari vritet


Një gazetar i National Geographic është plagosur me plumb në këmbë, pasi intervistoi një tregtar droge për një histori mbi dhunën në qytetin kufitar në Ciudad Juarez, Meksikë.

“Fox News” shkruan se incidenti me gazetarin amerikan të paidentifikuar ende, ka ndodhur të Premten në mbrëmje në një adresë ku thuhet se dy trafikantë janë vrarë në prill.

Ciudad Juarez ndodhet rreth 10 milje në jug të El Paso, Texas.

Në këtë incident, u vra i intervistuari dhe një tregtar tjetër i dyshuar. Sipas hetuesve, burrat ishin në shënjestër të katër atentatorëve që hapën zjarr ndaj tyre. Sulmuesit dukej se ishin femra, sipas Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm të Chihuahua, Jorge Nava Lopez.

Reporteri i cili shoqërohej nga tre gazetarë të tjerë, nuk e paralajmëroi policinë se ata do të ishin në zonë dhe nuk po ruheshin në kohën e intervistës, shtoi KTSM.

Lopez tha se plani për të intervistuar anëtarët e krimit të organizuar ishte “dukshëm i rrezikshëm”.

Gazetari dhe ekuipazhi i tij u larguan nga Meksika për në El Paso të shtunën, pasi hetuesit i intervistuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *