Vendosni fjalën kyçe....

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, ashpërsohen dënimet


Nga nesër hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Penale, që kanë të bëjnë me vepra të tilla si goditja për shkak të detyrës, siguriaushqimore, dhuna në stadiume e bllokimi i rrugëve.

Të gjitha ligjet për veprat e mësipërme janë ashpërsuar, raporton “News24”.

Goditjapër shkak të detyrës, me kodin e vjetër ka pasur një dënim nga gjobë deri në 2 vjet burg ndërsa me kodin e ri, gjoba është hequr ndërsa dënimi është bërë nga 1 deri në 3 vjet burg, ndërsa kur vepra kryhet brenda institucionit ku personi kryen detyrën, dënimi shkon deri në 5 vjet burg.

Armëmbajtja pa leje dënohej më parë nga 3 deri në 7 vjet burg, ndërsa me ndryshimet e reja dënimi shkon nga 7 deri në 15 vjet burg.

Me ndryshimet e reja rrezikon burg çdo person që bllokon rrugën fizikisht.

Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në veprimtaritë sportive  ku dënimi shkon nga 1 deri në 3 vjet burg e në rast përsëritjeje dënimi shkon deri në 5 vjet burg.

Për sa i përket sigurisë ushqimore dënimet janë edhe më të ashpra pasi shkojnë nga 3 deri në 25 vjet burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *