E konsideruar si sopranoja e metrove, muzikantja e pastrehë Emily Zamourka, u bë virale brenda natës dhe pas kësaj arriti të jepte dhe shfaqjen e saj të parë.
Pas performancës së saj në hapjen e “Little Italy” në Los Angeles, rusja tha që ndjehej “si kurrë më parë në gjithë jetën e saj”. Ajo këndoi një këngë nga kompozitori italian i operës, Giacomo Puçini.
Duke folur për agjensinë RT Ruptly, Zamourka tha se po fillon një karrierë muzikore me kohë të plotë.
“Ndjej se ky është … shansi im për t’u mësuar njerëzve veten time të vërtetë, kush isha tërë kohën.”, tha këngëtarja me origjinë ruse.
Kujtojmë se e gjitha kjo filloi me një postim të Departamentit të Policisë në Los Angeles, që solli transformimin e jetës së Zamourkas nga një grua e pastrehë që flinte mbi kartona, në një personazh të famshëm me një ofertë për një kontrate regjistrimi nga një prodhues i nominuar për “Grammy”.
Por përpara se të arrinte në këtë pikë, Zamourka përjetoi mjaft peripeci në jetën e saj. Violina e saj u vodh pas një performance në rrugë në vitin 2016, duke e privuar atë nga burimi i vetëm i të ardhurave. Dikush më pas e shtyu atë nga një autobus, duke i dëmtuar kyçin e dorës dhe duke i dhënë fund karrierës së saj si violiniste.
Zamourka kishte pësuar edhe probleme të rënda shëndetësore dhe të gjitha këto bashkë e çuan në rrugë për tre vjet me radhë.
“Nuk i meritoj të gjitha ato gjëra të këqija që më bënë njerëzit, kurrë nuk kam bërë asgjë të keqe për askënd, gjithçka që kam dashur ishte të prek shpirtrat e njerëzve me muzikën time.”, tha Zamourka.
Dhe ajo ia doli, pas videos virale, muzikantja ruse ka fituar mijëra fansa. Një pjesë e tyre kanë dhunuar para përmes “GoFundMe” për ta ndihmuar atë të dalë nga situata e saj e vështirë.
Që nga e marta janë mbledhur më shumë se 67,000 dollarë. Emily Zamourka në lot është shprehur shumë mirënjohëse për të gjithë mbështetjen e ofruar.