Trupat amerikane kanë filluar të tërhiqen nga pjesë të Sirisë lindore të shënjestruara nga Turqia për një inkursion të ri ushtarak.
“Është koha që SHBA të “shpëtojë nga luftërat qesharake të pafundme”, tha presidenti amerikan Trump, në vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane të vendosura në Sirinë verilindore.
“Shtetet e Bashkuara duhej të ishin në Siri për 30 ditë, kjo ishte shumë vite më parë. Ne qëndruam dhe u futëm më thellë dhe më thellë në këtë luftë.” shkroi Trump në një postim në “Tëitter” të hënën, teksa trupat amerikane të stacionuara në veri-lindje të Sirisë raportohet se po tërhiqeshin nga pozicionet e tyre.
“Kurdët luftuan me ne, por u paguan shuma të mëdha parash dhe pajisje për ta bërë këtë. Ata kanë luftuar Turqinë për dekada të tëra. Unë e ndala këtë luftë për gati 3 vjet, por është koha që ne të dalim nga këto luftëra qesharake pafund, shumë prej tyre fisnore dhe t’i sjellim ushtarët tanë në shtëpi,” tha ai.
“Turqia, Europa, Siria, Irani, Iraku, Rusia dhe kurdët tani do të duhet ta kuptojnë situatën dhe çfarë duan të bëjnë me luftëtarët e kapur të ISIS në zonat e tyre. Të gjithë e urrejnë ISIS-in, kanë qenë armiq për vjet. Ne jemi 7000 milje larg dhe do ta shtypim përsëri ISIS-in nëse ata vijnë kudo afër nesh! “, shtoi presidenti amerikan.