Vendosni fjalën kyçe....

KQZ: Përfundon numërimi i fletëvotimeve në Kosovë


KQZ ka njoftuar se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur që mbrëmë, por procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve.

Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%. Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.

Rezultatet paraprake nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Kadri Veseli mbrëmjen e kaluar pranoi humbjen, ndërsa Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren. Vjosa Osmani nga ana tjetër ka bërë thirrje të pritet rezultati përfundimtar me votat me kusht dhe ato me postë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *