Vendosni fjalën kyçe....

“Pa u larguar Rama s’ka zgjedhje të lira, plani me 5 pika i opozitës zgjidh krizën” – PD


Partia Demokratike ka deklaruar se zgjedhjet në Kosovë janë një mësim për klasën politike shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi, tha se zgjedhjet demokratike kërkojnë vullnet politik ndërsa theksoi se zgjedhjet në Shqipëri janë vrarë nga qeveritarët e korruptuar, kriminelët e lidhur me qeverinë, oligarkët dhe kandidatët me rekorde kriminale.

“Zgjedhjet demokratike në Shqipëri i vrasin:

  • Qeveritarët e korruptuar që blejnë vota për të vazhduar të mbajnë pushtetin
  • ‎Kriminelët që qeveritarët i angazhojnë për të blerë vota dhe frikësuar zgjedhësit në këmbim të tenderave dhe pasurive publike
  • Kandidatët me rekorde kriminale apo ushtarë të krimit
  • Oligarkët që financojnë partinë në pushtet që të vijojnë vjedhjen e shqiptarëve me PPP dhe konçensione
  • Komisionerët militantë që shkelin ligjin me dy këmbë duke mbushur kutitë apo manipuluar numërimin
  • Mediat e kapura nga pushteti me interesa biznesi apo licenca të paligjshme.” – tha Bylykbashi.

Më tej, ai theksoi edhe kërkesat e OSBE/ODIHR dhe BE-së për Shqipërinë përcaktojnë qartë se çfarë duhet të bëjë qeveria dhe politika shqiptare për zgjedhjet e ardhshme, duke deklaruar se PD-ja dhe opozita e bashkuar është e angazhuar për t’i plotësuar kërkesat.

“ODIHR dhe Bashkimi Europian në 2019 kërkon të luftohet:

  • Shitblerja e votës dhe të ndëshkohen ata që blejnë vota
  • Presioni mbi zgjedhësit
  • Presioni mbi administraten
  • Cënimi i sekretit të votes
  • ‎Cënimi i lirisë së votës
  • Abuzimi me burimet shtetërore në favor të partisë në pushtet‎
  • Që partitë politike të jenë transparente me financat e tyre.

Partia Demokratike është e angazhuar për të gjitha këto, në mënyrë që t’u sigurojë shqiptarëve zgjedhje demokratike dhe rotacion demokratik me votë.‎  Partia Demokratike është e bindur që vetëm zbatimi i plotë dhe i vërtetë i rekomandimeve të ODIHR na hap rrugën për zgjedhje demokratike dhe për këtë ka propozar një plan me pesë pika, në bazë të të cilit qendron vullneti politik për zgjedhje të lira e të ndershme.

E vetmja pengesë në rrugën e shqiptarëve për zbatimin e rekomandimeve, si dhe garantimin e zgjedhje si gjithë Europa, është Edi Rama dhe qeveria e tij‎. Pa u larguar Edi Rama, zgjedhjet e Kosovës apo çdo reformë zgjedhore e jona, do të mbeten një leksion në letër.” – mbylli Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *