Institucionet akademike në Afrikën Perëndimore po përballen gjithmonë e më shumë me pretendimet e ngacmimit seksual nga pedagogët. Ky lloj abuzimi thuhet se ekziston në vend, por akoma nuk është provuar.
Pasi mblodhi dhjetëra dëshmi, “BBC Eye” dërgoi gazetarë të infiltruar duke u paraqitur si studentë brenda Universitetit të Lagos dhe Universitetit të Gana.
Gazetaret femra u ngacmuan seksualisht, morën propozime dhe u vunë nën presion nga pedagogët e vjetër në institucione , ndërkohë që po regjistronin gjithçka me kamerat e fshehura në rrobat e tyre.