Pas fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, rrjeti po kujtohet për Gazmend Gjonpalajn.
Për ata që s’e njohin, Gjonpalaj është menaxher i shumë ndërmarrjeve të njohura në Amerikë, mes të cilave edhe Bloomberg e NYFIX.
Para zgjedhjeve Gjonpalaj doli në mbështetje të Albin Kurtit publikisht dhe madje deklaroi se nëse ai do të fitonte, do të kthehej në vend për të investuar 50 milionë euro në ekonominë e vendit.
Tashmë që Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet, të gjithë janë kuriozë nëse Gjonpalaj do ta mbajë fjalën dhe do rikthehet në vend për të mbajtur premtimin.
Në një video që ai vetë ka publikuar në rrjetet sociale, thotë se nuk është i vemti që mund ta bëjë këtë pasi “Diaspora e do Kosovën”.
Gjonpalaj shpehej se e kishte njohur Albin Kurtin që nga koha kur ishte student.